Lajme

Tërmet në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 25 March 2020

GREQI- Një tërmet ka goditur shtetin fqinj rreth orës 09:49 të kësaj të mërkure. Sipas EMSC tërmeti ka qenë i shkallë 4.0 rihter me një thellësi 2 km. Tërmeti është ndjerë në disa qytete të Greqisë.

Sipas të dhënave në EMSC epiqendra e lëkundjes sizmike ka qenë 6 km në veri lindje të Kanallakios, vetëm 47 kilometra larg Janinës.

Greqia është një zonë shumë sizmike dhe për pasojë lëkundjet janë të shpeshta. Deri më tani nuk është raportuar për dëme.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera