Lajme

Tërmet i ri godet zonën e Detit Adriatik

Autori: Gazeta inFokus 21:50 | 31 March 2021

Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) njoftoi se një tërmet me fuqi 3.7 ballë sipas Rihterit goditi zonën e Detit Adriatik sot rreth orës 18:50.

Epiqendra ishte 120 kilometra në veri të Splitit në Kroaci. Kujtojmë, një tërmet i fortë u ndie të martën. Shkalla e tërmetit ishte 4.2 sipas Rihter, raportuan sizmologët nga Shërbimi Sizmologjik i Republikës së Kroacisë dhe epiqendra ishte 60 km në jug të ishullit Vis.

Zona e Adriatikut gjithashtu u trondit gjatë fundjavës. Të shtunën, sizmologët nga Shërbimi Sizmologjik regjistruan dy tërmete në detin në jug të ishullit Vis. Tërmeti i parë me fuqi 5.5 ndodhi në orën 14:47, ndërsa tërmeti i dytë 4.1 ndodhi në orën 14:53.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera