Lajme

Tërmet i fuqishëm prej 6.8 Rihter trondit Filipinet

Autori: Gazeta inFokus 08:08 | 04 December 2023

Një ditë pas tërmetit 7.6 Rihter, një tërmet i ri 6.8 Rihter ndodhi në orët e para të së hënës (me orën lokale, të dielën vonë në mbrëmje në Shqipëri) në Filipine.

Epiqendra ishte në një zonë detare pranë ishullit Mindanao, 55 kilometra në lindje të Tadag, sipas Qendrës Sizmike Euro-Mesdhetare.

Lëkundjet kanë ndodhur në orën 03:49 me orën lokale në një thellësi fokale prej 30 kilometrash.

-Advertisement-

Pas tërmetit, autoritetet lokale rishikuan të dhënat dhe në fund nuk u dha asnjë paralajmërim për cunami pasi nuk kishte asnjë rrezik. Një tërmet me magnitudë 7.6 goditi Filipinet mbrëmjen e së shtunës, duke vrarë një grua dhe duke plagosur katër të tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera