Lajme

Termet i fuqishëm në këtë vend, shkakton paralajmërime për cunami

Autori: Gazeta inFokus 22:56 | 02 December 2023

Tërmeti me magnitudë  7.5 goditi Mindanaon në Filipinet jugore të shtunën vonë, duke shkaktuar paralajmërime për cunami në vend dhe në Japoni, megjithëse një agjenci amerikane tha se rreziku i valëve të mëdha kishte kaluar.

Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila fillimisht paralajmëroi për valë deri në tri metra mbi nivelin e zakonshëm të baticës së lartë, më vonë tha se nuk kishte më një kërcënim cunami.

Evakuimet po vazhdonin në Filipine, ku nuk kishte raporte fillestare për dëme të konsiderueshme të valëve ose viktima, pavarësisht nga pasgoditjet e vazhdueshme, raporton Guardian.

-Advertisement-

Instituti Filipine i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë, Phivolcs, pohoi se rreziku i një cunami mbetet.

Raymark Gentallan, shefi i policisë lokale të qytetit bregdetar Hinatuan pranë epiqendrës së tërmetit, i cili ka një popullsi prej rreth 44 mijë banorësh, tha se energjia është ndërprerë që nga goditja e tërmetit, por ekipet e reagimit ndaj katastrofave nuk kishin monitoruar ende viktima apo dëme.

“Ne po evakuojmë njerëzit larg zonave bregdetare”, i tha ai Reuters.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera