Lajme

Tërmet i fuqishëm godet Iranin

Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 10 February 2019

Agjencia iraniane Mehr tha se provinca jugperëndimore e Kuzestanit është goditur sot nga një tërmet me magnitudë 4.8, dhe mediat e rajonit raportojnë se tërmeti ishte më i fortë dhe ishte ndjerë në vendet përreth.

Qendra Sizmologjike e Institutit Gjeofizik të Universitetit të Teheranit njoftoi se tërmeti tronditi qytetin e Izeh rreth një orë pas mesnatës sipas kohës lokale dhe epiqendra ishte në një thellësi prej 15 kilometrash.

Agjencia iraniane deklaron se nuk ka të dhëna për dëmet apo viktimat e deritanishme, transmeton KosovaPress.

-Advertisement-

Gazeta e Emirateve të Bashkuara Arabe ‘Khaleej Times’, njoftoi se tërmeti është hetuar edhe në pjesët veriore të këtij vendi.

Ndërsa, gazeta izraelite “Jerusalem Post” raporton se nuk ka njoftime për lëndime apo dëmtime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera