Lajme

Tërmet i fortë në Kroaci

Autori: Gazeta inFokus 22:51 | 06 October 2021

Një tërmet me magnitudë 5.1 ka rënë rreth orës 21:57 në Jabuka tëë Kroacisë.

Sipas Qendrës Europiane Mesdhetare të Sizmiologjisë tërmeti ka rënë në një thellësi prej 5 km dhe 40 km nga Spliti. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme.

Kroacia është tronditur ndjeshëm përgjatë këtij viti nga tërmetet ku kujtojmë se më tragjiku ishte ai i 29 dhjetorit të kaluar, me magnitudë 6,3 të shkallës rihter. Për pasojë humbën jetën 7 persona dhe u regjistruan dëme të mëdha materiale.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera