Lajme

Tërhiqet njëri nga organizatorët e protestave ”Për Maqedoni të Përbashkët”

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 03 May 2017

Njëri nga udhëheqësit kryesor të shoqatës ”Për Maqedoni të Përbashkët”, Igor Durllovski, drektor i Operës dhe Baletit të Maqedonisë, është tërhequr nga kjo shoqatë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas portalit Taratur, Durllovski ka thënë se ka besuar që do të sjellë ndryshime dhe se do të ketë sukses në ruajtjen e Maqedonisë, pra unitare. Ai shpreh keqardhje që, siç thotë, është përfshirë tërthorazi në dhunë që e ka dënuar publikisht disa herë.

Durllovski thekson se është sulmuar verbalisht dhe brutalisht nga qytetarët për shkak të qëndrimeve të ndryshme për të ardhmen e Maqedonisë. Ai zotohet se veprimtarinë e tij për vendin do ta vazhdojë në sferën e veprimtarisë së tij profesionale./Telegrafi/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera