Tërhiqet ministri Murati, Asociacioni i Komunave thotë se është shtyrë zbatimi i normës tatimore progresive për prona komerciale
Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 31 October 2024
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se Ministria e Financave ka shtyrë për vitin 2026 zbatimin e normës tatimore progresive për prona komerciale.
AKK thotë se deri te kjo ka ardhur pas presionit dhe insistimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, që në vazhdimësi ka thënë se kjo normë është ngarkesë dhe barrë e rëndë e shtuar për pronarët e pronave të paluajtshme komerciale.
“Në mbledhjen 227 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministri i Financave, Transfereve dhe Punës z.Hekuran Murati paraqiti Ligjin e Buxhetit për vitin 2025.
Në elaborimin e dispozitave të këtij Ligji, ministri Murati ndër të tjera njoftoj se është futur dispozita që ka të bëjë me shtyrjen e afatit për zbatimin e tatimit të normës tatimore progresive në pronat e paluajtshme komerciale për vitin 2026.
Siç dihet Asociacioni i Komunave të Kosovës ka lobuar dhe ka argumentuar se kjo normë tatimore është ngarkesë dhe barrë e rëndë e shtuar për pronarët e pronave të paluajtshme komerciale.
Asociacioni i Komunave të Kosovës mirëpret këtë vendim të Qeverisë duke vlerësuar se kërkesa jonë ka qenë e arsyeshme dhe e argumentuar me fakte se kjo është e panevojshme në këtë fazë. Vlen po ashtu të ceket se shumica e komunave të Republikës së Kosovës ia kanë ulur tatimin në pronë qytetarëve për rreth 33 %”, thuhet në njoftimin e lëshuar sot nga AKK.
Ligji i ri për tatimin në pronë, i miratuar vitin e kaluar ishte paraparë se do të rritë mbi 200% tatimin për pronat komerciale nga janari i vitit 2025. Kjo u has në kundërshtime të ashpra nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Aleanca Kosovare e Biznesit./
Të tjera
-
Emrat e 24 prokurorëve të rinj dërgohen për dekretim tek Presidentja
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) me 10 vota për dhe 1 abstenim, ka vo...
-
Selmanaj pas fjalëve të deputetes së LVV-së për Raportin e Progresit: Unë e kam lexu një raport tjetër, flet për centralizim të pushtetit
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj foli për Raportin e sivjetmë të Progresit ...
-
Zhdukja e qindra pasaportave, PDK kërkon hetim urgjent: Mërgimtarët rrezikohen nga keqpërdorimi i të dhënave personale
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se Prokuroria urgjentisht d...
-
“Ta dhashë një minutë shtesë”, përplasen Haki Abazi e Saranda Bogujevci
Gjatë seancës së sotme, deputeti Haki Abazi, është përplasur me nënkryetaren ...
-
“Mos u frikëso…”, vendosen posterë të shkruar në gjuhën serbe në veri të Mitrovicës
Jo rrallë herë ndodh që në komunat me shumicë serbe në Kosovë të vendosen...
-
Nuredin Ibishi pyetet për Enver Sekiraqën, del që ky i fundit kishte deklaruar se ka qenë i ndaluar
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është kthyer për të vazhd...
-
Abdixhiku i prezanton premtimet që nuk i realizoi Kurti
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ditën e sotme e ka...
-
Kajtazi: Në makinën time është gjetur një pajisje e dyshimtë – policia është në vendin e ngjarjes
Gazetari Vehbi Kajtazi njëherit drejtor i portalit “Paparaci”, ka thënë se gj...
-
Berat Buzhala: Në veturën e kolegut Vehbi Kajtazi është gjetur një pajisje e dyshimtë
Gazetari Berat Buzhala ka shkruajtur në Facebook, se në veturën e Vehbi Kajta...
-
PSD: Secili punëtor publik dhe familja e tij janë subjekt i hetimit nga Byroja e Partisë
Partia Socialdemokrate (PSD) ka zhvilluar aksion simbolik para Kuvendit të Ko...
-
Hamza nga Ferizaj: Kosova ka gra e burra që janë të zot për ta zhvilluar vendin, s’guxojmë të ndalemi
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka qëndruar në Ferizaj ...
-
Opozita as sot nuk voton pjesëmarrjen në seancë
Partitë opozitare sërish nuk e kanë votuar pjesëmarrjen në kuvend, njëjtë siç...