Fokus

Tërhiqet kandidati i vetëm serb për zgjedhjet në Mitrovicë të Veriut

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 05 December 2022

Është tërhequr kandidati i vetëm serb për zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai theksoi se njoftimin për tërheqje, ai e ka dorëzuar më 2 dhjetor, që sipas tij, është brenda afatit ligjor të vendosur nga KQZ-ja.

-Advertisement-

“Mund t’ua konfirmoj se më 2 dhjetor 2022, brenda afatit ligjor të vendosur nga KQZ-ja për tërheqjen e subjekteve politike, kemi pranuar njoftimin për tërheqjen e kandidatit të Iniciativës Qytetare “Srpski Opstanak”, Aleksandar Arsenijevic, nga gara për kryetar komune në Mitrovicën e Veriut. Në arsyetimin me shkrim që kemi pranuar, ai ka tërhequr kandidaturën e tij me vullnet të lirë”, tha Elezi për Infokus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera