Lajme

Tërhiqen nga shitja njësia Nr. 77 “NSH Lavërtari – Blegori – Tokë Bujqësore në Trepetincë 2” dhe njësia Nr. 88 “NSH Lavërtari – Blegori – Tokë Bujqësore në Trepetincë 1”, në Komunën e Prizrenit

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 26 February 2019

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se ka tërhequr nga SHAL 44 dy njësi: Asetin NSH Lavërtari-Blegtori – Tokë bujqësore në Trepetincë 2 dhe NSH Lavërtari-Blegtori – Tokë bujqësore në Trepetincë 1, me numrat rendor 77 dhe 88, prona në Komunë të Prizrenit.

Këto njësi ishin paraparë të shiten përmes Shitjes së Aseteve përmes Likuidimit nr. 44, me numër rendor 77 dhe 88, e cila do të mbahet me datë 27 shkurt 2019, ndërsa tërheqja nga tenderi e këtyre dy njësive është bërë me Aktvendimin e plotfuqishëm të pranuar nga Gjykata Themelore në Prizren.

Ndërkaq lista e aseteve që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve nr. 44 tani përfshinë 93 asete të ndërmarrjeve shoqërore nga regjione të ndryshme të Kosovës. Dorëzimi i ofertave do të mbahet me datë 27 shkurt 2019 nga ora 10:00 deri 12:00, kur edhe do të mbahet ceremonia e hapjes së ofertave, në Hotelin Grand duke filluar nga ora 12:30.

-Advertisement-

Lista e plotë e aseteve dhe ndërmarrjeve të parapara për Shitjen e Aseteve përmes Likuidimit Nr. 44 mund të gjendet në web faqen e AKP-së: www.pak-ks.org.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera