Lajme

Tërheqje masive e kandidatëve në Francë për të ndaluar fitoren e Marine Le Pen

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 03 July 2024

Partitë opozitare në Francë bënë disa marrëveshje të nxituara, në përpjekje për ta bllokuar fitoren bindëse të partisë së ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar, në rrethin e dytë të zgjedhjeve më 7 korrik.

Tubimi Kombëtar i Marine Le Penit siguroi më shumë vota në rundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme legjislative, që u mbajt më 30 qershor, por jo mjaftueshëm për të formuar Qeverinë.

Një numër i paprecedentë kandidatësh që u kualifikuan për rundin e dytë nga aleanca e krahut të majtë, Fronti i Ri Popullor, dhe nga koalicioni i qendrës i presidentit Emmanuel Macron, u tërhoqën, për t’i dhënë mbështetje kandidatit që ka më shumë gjasa të fitojë përballë kundërkandidatit nga Tubimi Kombëtar.

-Advertisement-

Në mesin e atyre që e braktisën garën, janë edhe disa ministra të kabinetit.

Sipas një numërimi të bërë nga gazeta franceze, Le Monde, rreth 218 kandidatë që do të mund të konkurronin në rundin e dytë, janë tërhequr.

Prej tyre, 130 ishin të majtë dhe 82 të qendrës. Kandidatët kishin kohë deri në orën 18:00 të martën, për t’u tërhequr.

“Më duhet ta parandaloj Tubimin Kombëtar që të arrijë shumicë absolute në Asamblenë Kombëtare, sepse do të ishte – dhe e them nga thellësia e zemrës – do të ishte e tmerrshme për vendin dhe francezët”, tha kryeministri francez, Gabriel Attal.

Macron e shpërndau Asamblenë Kombëtare dhe i thirri zgjedhjet e parakohshme më 9 qershor, pas fitores së Tubimit Kombëtar në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve legjislative, Tubimi Kombëtar synon të sigurojë një shumicë absolute në Asamblenë Kombëtare me 577 ulëse.

“Ne nuk mund të pranojmë të hyjmë në Qeveri nëse nuk mund të veprojmë”, tha Le Pen në një intervistë për transmetuesin publik, France Inter.

Nëse Tubimi Kombëtar e siguron mbështetjen që synon, Franca do të kishte Qeverinë e parë të ekstremit të djathtë që nga Lufta e Dytë Botërore./Rel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera