Lajme

Tërheqja nga Jarinja dhe Bërnjaku, Bahtiri fton qytetarët për t’i përshëndetur policët

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 02 October 2021

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri ka ftuar qytetarët që në ora 16:00 t’i mirëpresin pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Bahtiri përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se mirëpritja dhe përshëndetja e tyre do të bëhet tek ish-Hotel ‘Adriatiku’ në Mitrovicë.

Pjestarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës do të kthehen nga pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjakë ku qëndruar atje për 13 ditë.

-Advertisement-

“I ftoj qytetarët e Mitrovicës që në ora 16:00 t’i mirëpresin dhe përshendesin heronjtë e gjallë të Kosovës, pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës tek ish-Hotel “Adriatiku” në Mitrovicë, të cilët do të kthehen nga pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjakë”, shkroi Bahtiri.

Njësitë speciale ishin vendosur aty të hënën e 20 shtatorit, pas vendimit të qeverisë për reciprocitet me targat e automjeteve të Serbisë. Tërheqja e policisë së Kosovës, ka ndodhur pas largimit të barrikadave nga serbët lokalë, që e kishin bllokuar rrugën me kamionë e mjete tjera të rënda ditën kur policia ishte vendosur në dy pikat kufitare Jarinje e Bërnjak.

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, kanë arritur pajtueshmëri më 30 shtator për çështjen e targave dhe zhbllokimin e veriut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera