Lajme

Tërheqja e njohjes nga Burundi, fitore e diplomacisë serbe

Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 03 April 2018

Serbët e kanë konsideruar si një fitore të madhe tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga shteti i Burundit.

Lajmin për tërheqjen e njohjes e kishte konfirmuar Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, pas një takimi me homologun e tij nga Burundi, Alain Aime Nyamitwe, ku edhe kishte shprehur mirënjohjen për këtë vendim që ishte paralajmëruar kohë më parë, shkruan Infokusi.

Edhe Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, u takuar me Ministrin e Jashtëm të Burundit, ku e falënderoi për këtë tërheqje.

-Advertisement-

Sipas mediave serbe, Vuçiq i ka dërguar një letër Presidentit të Burundit, Pierre Kurunziz, në të cilën ka shprehur edhe njëherë mirënjohjen e tij për vendimin e marrë nga ky shtet.

Ndërkaq, Ministri i Punëve të Jashtme të Burundit Nyamitwe, ka qartësuar se ai ishte insistuesi më i madh për marrjen e këtij vendimi,  duke marrë parasysh sipas tij rrethanat dhe marrëdhëniet e mira  të shtetit të tij me Serbinë.

Ndryshe, ende nuk ka ndonjë reagim të institucioneve të Kosovës lidhur me këtë rast, ani pse më herët dy zëvendësministrat e Punëve të Jashtme të Kosovës, Anton Berisha dhe Gjergj Dedaj kishin konsideruar se njohja nga shtetet të këtilla nuk ka asnjë lloj peshe për Kosovën, deklarata këto që më pas ishin marrë si një arsye më shumë për tërheqjen e njohjes nga ky shtet. /INFOKUSI.COM/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera