Tërheqja e 30 përqindëshit të Trustit, nga java e ardhshme në Kuvend
Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 20 October 2022
Nga java e ardhshme, Projektligji për Trustin do të shkojë në Kuvend, me apo pa mendimin e Qeverisë së Kosovës.
Kështu tha deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i cili është një nga iniciuesit kryesorë të këtij projektligji.
“Me apo pa mendim të Qeverisë, Projektligji për Trustin, nga java e ardhshme hyn në procedurë parlamentare në Kuvend. Të hënën duhet të iu shpërndahet deputetëve dhe pastaj të trajtohet nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Peticione edhe të vijë për votim në Kuvend”, tha Haxhiu, për Klankosova.tv .
Herën e parë, në muajin qershor të këtij viti, Projektligji që do t’ua mundësonte qytetarëve tërheqjen e 30 përqindëshit të mjeteve të tyre të grumbulluar në Fondin Pensional nuk kaloi.
Kjo ishte kundërshtuar nga ana e Qeverisë por edhe nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.
Mirëpo, iniciuesit e këtij projektligji nuk u dorëzuan. Përpjekja e dytë për kalim po bëhet përmes nënshkrimit të peticioneve nga ana e qytetarëve.
Mbi 17 mijë nënshkrimet që u mblodhën për tetë ditë u njohën si të rregullta nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Adnan Jashari, i cili është iniciator për mbledhjen e nënshkrimeve nga qytetarët, tha për Klankosova.tv se nuk e di se si do të jetë përgjigja e Qeverisë.
Ai tha se ekzekutivi sikurse herën e kaluar përgjigjen po e lë në ditën e fundit.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës ka afat deri të premten për të dhënë një përgjigje, e që shpreson që të jetë pozitive.
“Deri të premten ka afat Qeveria për të dhënë përgjigje. Ne jemi në pritje të saj, nuk kemi informacion se si do të jetë përgjigja, shpresojmë të jetë pozitive. [Qeveria] Po vonohet në kthim të përgjigjes sikurse herën e kaluar. Po lihet dita e fundit e afatit ligjor”, tha Jashari.
Iniciuesi shtoi se gjendja ekonomike e qytetarëve është e rëndë dhe se mezi po presin që ky Projektligj të votohet pro.
“Fatkeqësisht qytetarët janë në gjendje të rëndë, në borxhe dhe nuk po mund të presin, nuk po i durojnë vonesat. Çdo ditë po marr mesazhe nga qytetarë të ndryshëm, mezi nuk presin të dalë në votim dhe të votohet pro, që t’i tërheqin kursimet e tyre dhe që sadopak ta lehtësojnë krizën”, tha ai për Klankosova.tv
Klankosova.tv ka pyetur edhe në Zyrën e Kryeministrit lidhur me opinionin për Projektligjin e Trustit, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
Të tjera
-
Vendimet e Speciales – Nga dënimi për komandant “Ujkun” e ulja e dënimit të Mustafës
E ngarkuar ka qenë puna e Gjykatës Speciale edhe në 2024. Komandant “Ujku” is...
-
Mërgimtarët mbesin në kolona të gjata nga Serbia për në Kroaci
Mërgimtarët e vendit tonë kanë mbetur në kolona të gjata nga Serbia për të hy...
-
A po rrezikohet bota nga një pandemi e re, reagon OBSH-ja
Kina po përballet me një rritje të ndjeshme të infeksioneve nga një virus i f...
-
Paralajmërohet erë e fortë në këtë rajon të Kosovës për nesër
Për të hënën parashikohet mot me diell dhe vranësira gjatë ditës, ndërsa në o...
-
1500 fluturime anulohen në ShBA, shkak moti i ligë
Më shumë se 2 mijë fluturime janë vonuar dhe 1 mijë e 500 janë anuluar brenda...
-
Blinken vizitë në Korenë e Jugut, në mes të krizës politike në vendin aleat
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, filloi të hënën një vizitë në K...
-
Ligji për Byronë në Kushtetuese, Kurti: Nuk kanë ku me shku më – do të bëhet, secili do të tregojë sa ka pasuri
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur sot Ligjin për Byronë për konfiskimin e...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet mot me diell dhe vranësira gjatë ditës, ndërsa në o...
-
Elezi: Të hënën hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e 9 shkurtit
Shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në...
-
Vullneti: Të gjithë djemtë në Kosovë kanë nga një foto para kerreve
Vullneti ka biseduar me banorët lidhur me fotografitë që postojnë djemtë në K...
-
Nasim Haradinaj i bindur që Gjykata në Strasburg do ta trajtojë lëndën e tij kundër Speciales dhe shteteve financuese
Ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka ng...
-
Zvogëlohen pritjet nëpër pikat kufitare
Pritjet në pikëkalimet kufitare për të dalë nga Kosova janë zvogëluar. Sip...