“Tërheqja e 30% nga Trusti po vonohet qëllimshëm” – Të shtunën protestohet para Kuvendit e Qeverisë
Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 01 November 2022
Mbi 17 mijë nënshkrime janë dorëzuar në Kuvendin e Kosovës nga qytetarët e vendit, të cilët përmes tyre po kërkojnë nga Kuvendi i Kosovës lejimin e tërheqjes së një shume të parave nga Trusti.
Gjithçka që ka ndodhur deri më tani me këtë iniciativë është se Qeveria e Kosovës ka pasur kohë një muaj që të japë mendimin e saj PRO ose Kundër, por pavarësisht kësaj, nisma ka shkuar pa pëlqimin e Qeverisë në organin më të lartë legjilsativ.
Aktualisht nisma për tërheqjen e 30% të mjeteve nga Trusti është në Kuvend, por iniciuesi i saj ngre dyshime se dikush nga pushteti po e vonon qëllimshëm këtë iniciativë qytetare.
Adnan Jashari nga kjo inicitivë thotë për Gazeta Blic se iniciativa është dashur qysh moti të shkojë në Komisionin përkatës, në këtë rast atë të financave.
“Projektligji u ka shkuar deputëtëve, tash duhet të procedohet në komision të financave dhe transfereve, por siç po vërehet ka vonesa të qëllimshme”, vlerëson ai.
E për këtë, ata krahas nismës për tërheqjen e parave në vlerë të 30% nga trusti, këtë vikend do të ndërmarrin edhe një hap tjetër si shenjë presioni ndaj deputetëve të Kuvendit.
“Si grup pro tërheqjes 30 % të Trustit, po bëhemi gati që këtë të shtunë të mbajmë protestë në Prishtinë përballë Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës në ora 12:00! Prandaj protesta është e pashmangshme sepse qytetarët nuk po mund të presin gjatë”, tha Jashari.
Iniciuesi është shprehur optimist se kjo nismë kurdo që do të dalë në seacnë plenare do të kalojë si e tillë, meqë disa deputetë të pushtetit kanë thënë publikisht se vota e tyre do të jetë PËR.
I pyetur nëse kanë filluar të takojnë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje për t`i bindur se duhet votuar PËR, Adnan Jashari ka thënë se kanë tentuar, por që deputetët e pozitës kanë refuzuar një gjë të tillë.
“Nuk po mund të kemi kontakte me deputetët e VV-së sepse nuk kanë pranuar takime në vazhdimësi, ndërsa qëndrimi i opozitës mbetet siç ka qenë, pro votimit të Trustit”, thotë ai.
Kuvendi i Kosovës muaj më parë nuk kishte kaluar nismën e Bekim Haxhiut, deputetit të PDK-së, për lejimin e tërheqjes së një shume të caktuar nga Trusti.
Shumica e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje ishin kundër.
Kundër ka qenë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati.
Të tjera
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...