Terapia e verës
Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 13 October 2017
Është e mirë, na bën mirë por dhe të bukur. Rrushi, i bardhë apo i zi, janë një gëzim për sytë dhe një shije. Por kanë dhe veti në shëndet, falë aftësisë së tyre pastruese, dhe një aleat i fuqishëm i bukurisë.
Përdorimi i rushit dhe verës në kozmetikë tashmë është një traditë e konsoliduar dhe alternativë në shumë qëndra bukurie.
Vetitë e rushit
Rushi është shumë i pasur në ujë, me një përqindje gati në 80%, ku gjenden mjaft susbtanca me përfitime. Mes tyre janë polifenolët, që kanë treguar se janë mjaft të mirë për të luftuar radikalet e lira, përgjegjësit e plakjes së indeve dhe dëmtimeve të ADN-së. Por një prej këtyre polifenolëve në veçanti është mjaft i rëndësishëm dhe bëhet fjalë për resveratrol, i cili gjendet më shumë tek mushti, se sa në kokrrën e rrushit. Sipas studimeve të fundit kjo substancë ka veti antitumorale, antiinflamatore, dhe ndihmon në hollimin e gjakut, pra qarkullimin e tij më të mirë.
Kura e rrushit
Emri shkencor i tij është Ampeloterappia, nga greqishtja amploes do të thotë hardhi. Periudha më e mirë për të ndjekur dietën e rrushit është ajo e vjeljes, nga fundi i gushtit deri në fund të tetorit, kur frutat janë të pjekur totalisht dhe me cilësi të mirë. Në fund të verës trupi prodhon një sërë radikalesh të lira dhe ka nevojë për detoksifikim, duke patur parasysh se kemi dimrin para. Dieta zgjat zakonisht dy ose tre ditë, për ta zgjatur më tepër duhet të konsultoheni me mjekun, nuk është i përshtatshëm për ata me sheqer të lartë në gjak, pasi rrushi është shumë i pasur me sheqerna, mes të cilave glukoza dhe fruktoza. Kura ka të bëjë vetëm me konsumin e rrushit, 1-2 kg në ditë, duke eleminuar farat, që mund të lodhin depozitimin në zorrë për shkak të bllokimit të rrezikshëm. Pas dietës duhet të ktheheni në një ushqyerje normale në mënyrë graduale. Përfitimet e kësaj janë detoksifikimi i organizmit.
Rrushi i bukurisë
Fruti dhe lëngu i tij mund të përdoren dhe në kozmetikë. Në këtë rast flasim për Wine Therapy, terapia e verës. Bëhet fjalë për shfrytëzimin e vetive të verës dhe rrushit për të përmirësuar kompaktësinë dhe hidratimin e lëkurës si dhe tonifikimin e muskujve. Rrushi dhe vera janë bazë e disa linjave kozmetike që na sjellin mjaft produkte që nga kremi për fytyrën tek eksfoliantët për trupin. Por ka dhe produkte që mund t’i bëni vetë në shtëpi. Mjaftojnë disa kokra rrushi, një lugë e vogël mjaltë, dhe një lugë kos i bardhë të kaluara në frulator. Më pas përzjejeni me një lugë miell tërshëre për të përgatitur në shtëpi një maskë pastruese dhe kundër plakjes. E lini në lëkurë për 10 minuta dhe më pas e shpërlani.
Relaks
Kush ka fatin të kalojë disa ditë në një qendër bukurie mund të zbulojë Terapinë e Verës pasi është vërtetë relaks. Një nga trajtimet është një vaskë, metali apo druri e mbushur me musht apo verë të kuqe, që e bën lëkurën më të butë, duke përmirësuar pamjen. Një tjetër trajtim është peeling me farat e rrushit, i cili bashkon avantazhet e eksfolimit me acidet yndyrore që përmbajnë farat e rushit.
Të tjera
-
Valon Murati kritikon Kurtin: Nuk është kohë e mburrjeve
Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka drejtuar kritika në drejtim të kryemi...
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thÃkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...