Sport

Ter Stegen me deklaratë të papritur për rikthimin e Neymar te Barcelona

Autori: Gazeta inFokus 17:53 | 23 October 2018

Marc-Andre ter Stegen ka thënë se do ta mirëpriste rikthimin e Neymarit te Barcelona.

Marc-Andre ter Stegen ka deklaruar se do të ishte e shkëlqyer po të rikthehej Neymar te Barcelona.

“Një gjë e mirë është që ju jeni të parët që po na informoni”, ka thënë portieri gjerman për ‘Mundo Deportivon’.

-Advertisement-

“Unë nuk e di se çfarë do të ndodh me Neymarin, por që do të ishte diçka fantastike”.

“Ta kesh njëri ndër më të mirët në skuadër, është diçka e mirë, por nuk do të futem në gjëra të tilla dhe të bëhem pjesë e spekulimeve”, ka shtuar më tej Ter Stegen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera