Sport

Ter Stegen i bën lutje Messi të qëndroj në Barcelonë

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 19 November 2020

Portieri i Barcelonës, Marc Andrea Ter Stegen, shpreson që Lionel Messi të vazhdoj të qëndroj tek Barcelona, shkruan Gazeta inFokus.

Në një intervistë për Barca TV, gjermani ka thënë që gjithmonë është një avantazh të kesh Messin në ekip sepse ai mund të shënoj gola nga secila pozitë.

“Gjithmonë është një avantazh të kesh Messin në ekip sepse ai mund të shënojë gola nga secila pozitë, kjo është ajo që e bën atë kaq të veçantë.

-Advertisement-

Shpresoj që ai të vazhdojë këtu dhe të jetë i lumtur. Ju duhet t’i jepni atij mundësinë të jetë mbi gjërat, sepse ai është një pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e lojës sonë”, është shprehur Ter Stegen.

Se a do të rrijë Messi në Barcelona edhe për një kohë të gjatë akoma nuk është e qartë, pasi dihet që marrëdhëniet mes tij dhe klubit nuk janë më si më parë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera