Lajme

Tentuan të përfitojnë nga ministria e Shëndetësisë me dokumente të falsifikuara, arrestohen dy persona

Autori: Gazeta inFokus 08:57 | 08 May 2021

Policia ka njoftuar se janë arrestuar një burrë dhe një grua në Prishtinë, pasi kishin falsifikuar dokumente të mjekësisë për përfitime personale, shkruan Gazeta inFokus.

Të dyshuarit kishin falsifikuar dokumente të Klinikës së Onkologjisë dhe Ortopedisë dhe laboratorëve privat me qëllim përfitimi të fondeve nga Ministria e Shëndetësisë.

Çfarë parashihet në programin e Qeverisë për vitet 2021-2025?

-Advertisement-

Me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë janë kryer kontrollet në banesat e të dyshuarve ku janë gjetur dhe sekuestruar:  dokumente të ndryshme të dyshuara për falsifikim, dy telefona dhe një llaptop.

Në konsultim me prokurorin pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera