Lajme

Tentuan të marrin 14 milionë euro nga buxheti i Kosovës me dokumenta të falsifikuara, arrestohen 3 persona

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 26 February 2019

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të cilët përmes falsifikimit të disa dokumenteve kanë synuar që të marrin nga shteti jashtëligjshëm më shumë se 14 milionë euro.

Këta tre persona janë arrestuar nën dyshimin e përfshirjes në veprat penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘legalizim i përmbajtjes së rreme’ dhe ‘mashtrim’

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

-Advertisement-

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit gjegjësisht Sektori për Hetimin e Korrupsionit, më 25.2. 2019 pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka bërë arrestimin e tre të dyshuarve.

Të dyshuarit e arrestuar janë:

M.A.          lindur me 1965,       m. k. sh.           ish pronar i një kompanie të derivateve,

Rr. M.        lindur me 1980,       f. k. sh.             përmbaruese private dhe

A.M.          lindur me 1990,        m. k. sh.           menaxher i një kompanie.

E dyshuara, Rr. M.  ka përpiluar urdhrin përmbarues të mbështetur në dokumente me përmbajtje të pavërtetë (faturë), e cila është paraqitur në gjykatë.

I dyshuari M.A ka përpiluar dokumente me përmbajtje të pavërtetë duke kërkuar nga Dogana e Kosovës kompensim për ,,ruajtjen’’ e derivateve të naftës.

I dyshuari A. M. me qëllim që t’i ndihmojë të dyshuarit M. A. ka lidhur marrëveshje me përmbajtje të pavërtetë (fiktive) për ”ruajtjen’’ e derivateve në rezervarët e kompanisë së tij.

I dyshuari M. A.  në emër të “ruajtjes’’ së derivateve nga viti 2001 për Doganat e Kosovës, ka ushtruar padi në gjykatë, përmes se cilës ka kërkuar kompensim nga dogana në vlerë prej  14,131,529.97 (katërmbëdhjetë milion e njëqind e tridhjetë e një mijë e pesëqind e njëzetë e nëntë) € në emër të ruajtjes së derivateve.

Tre të dyshuarve, me aktvendim të prokurorit u caktohet masa e ndalimit  prej 48 orësh.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera