Lajme

Tenton të përdhunojë 15 vjeçaren në plazh, arrestohet nga policia

Autori: Gazeta inFokus 21:20 | 15 August 2017

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi ka tentuar që të kryej marrëdhënie seksuale me një të mitur. Ka qenë vetë shtetasja A. K,15 vjeçe, banuese në Velipojë, Shkodër, ka bërë kallzim se shtetasi Besim M, ka tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me forcë në plazh në Velipojë.

Njoftimi i policisë

Shkodër Tenton te kryej marrëdhënie seksuale me forcë me një shtetase të mitur, arrestohet nga Policia. Më datë 15.08.2017, shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Besim M, 19 vjeç, banues në Lezhë, Arrestimi i tij u bë pasi shtetasja A. K,15 vjeçe, banuese në Velipojë, Shkodër, ka bërë kallzim se shtetasi Besim M, ka tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me forcë në plazh në Velipojë Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” e mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 101 e 22 i Kodit Penal.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera