Lajme

Tenton ta mbys “shokun” me thikë në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 13 February 2018

Të hënën rreth orës 14:00 ka ndodhur një tentim-vrasje në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Sipas Policisë së Kosovës një person ka sulmuar fizikisht duke e therur me thikë një person tjetër, transmeton Infokusi.com.

Dyshohet që incidenti mes të dyshuarit dhe viktimës ka ndodhur pas një mosmarrëveshje.

-Advertisement-

Viktima ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

I dyshuari është arrestuar ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fshati Gllamnik, Podujevë 12.02.2018-13:36. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht duke e therur me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera