Lajme

Tentojnë të hyjnë ilegalisht në Kosovë, arrestohen tre serbë në Kamenicë

Autori: Gazeta inFokus 12:04 | 20 October 2020

Tre serbë janë arrestuar dje në Kamenicë pasi kanë tentuar që përmes rrugëve alternative të hyjnë në Republikën e Kosovës.

Policia e ka ndalur një veturë me targa të huaja dhe ka hasur në tre të dyshuarit të cilët kanë tentuar të hyjnë në Kosovë duke iu shmangur kontrolleve kufitare.

Gjithashtu, është bërë e ditur se në lidhje me këtë rast është kontaktuar edhe prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që ndaj të njëjtëve të iniciohet lënda e rastit dhe të procedohet në procedurë të rregullt./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera