Lajme

Tentojnë të fusin drogë dhe municion nga Shqipëria, arrestohen

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 01 Korrik 2017

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër shtetase të Shqipërisë ndërsa një mashkull gjithashtu shtetas i Shqipërisë është në kërkim për posedim të narkotinave dhe municionit.

Sipas policisë së Kosovës rasti ka ndodhur në pikën kufitare Vërmicë dje rreth orëve të mbrëmjes, transmeton infokusi.com

Në veturën e të dyshaurëve u gjetën katër paketime të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë totale 2715 gram, si dhe një sasi e municionit ushtarak-në paketime të ndryshme në total-6857 fishek  cal-7.62 mm.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar/INFOKUSI

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy