Lajme

Tentoi t’i vidhte çantën 70-vjeçares ruse, gruaja e bën të pendohet hajnin

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 23 September 2021

Një 70-vjeçare ruse ka rënë pre e një grabitjeje në qytetin Petrovka.

Ajo është sulmuar nga një grabitës i cili tentoi t’i merrte çantën, e për të arritur këtë nuk ngurroi ta tërhiqte zvarrë gruan. Mirëpo, e moshuara ka rezistuar dhe i ka bërë ballë sulmit. Ajo e ka mbajtur me forcë çantën derisa hajduti është larguar dhe e ka lënë të qetë.

Policia ruse ka bërë të ditur se ka arritur ta identifikojë sulmuesin dhe se për këtë vepër dyshohet një 20-vjeçar.

-Advertisement-

Videoja shpejt u bë virale në rrjetet sociale, ku gjyshja me çdo kusht mbrojti veten dhe nuk lejoi hajnin t’ia merr çantën. Madje ky veprim i kushtoi me disa mavijosje nëpër trup.

VIDEO KËTU

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera