Lajme

Tentoi t’i jep 10 euro ryshfet policit, shqiptarit i ndalohet hyrja në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 27 February 2021

Një shqiptar, por shtetas i Maqedonisë Veriore i ka ofruar 10 euro ryshfet një zyrtari policore në pikën kufitare në Glloboçicë.

I dyshuari këtë veprim e bëri me qëllim që të kalojë kufirin pa kontroll të detajuar, pasi kishte ngarkuar më shumë karburant se sa është e lejuar, shkruan Gazeta inFokus.

Rasti ka ndodhur të premten, rreth orës 7:20.

-Advertisement-

“Të dyshuarit i është refuzuar hyrja nga ana e doganës”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë të Kosovës. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera