Lajme

Tentoi ti japë ryshfet policit në Merdare, arrestohet një person

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 03 July 2025

Një shtetas i Azerbajxhanit është arrestuar në pikën kufitare në Merdare, pasi ka tentuar t’i japë ryshfet një zyrtari policor, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 2 korrik 2025, kur i dyshuari ka ofruar 20 euro ryshfet me qëllim që t’i mundësohej kalimi i kufirit.

Pas intervistimit nga organet e hetuesisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

Rasti është cilësuar si “Dhënie ryshfeti” dhe është në procedurë hetimore./Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion me ofertë PAKO SUPREME – kësaj radhe më shumë argëtim!
-Advertisement-

Të tjera