Lajme

Tentoi ti godas me veturë zyrtarët policor, arratiset Pejani

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 14 April 2021

Në fshatin Vitomiricë, të Pejës, të martën rreth orës 17:50, një person me automjetin e tij tenton ti godet dy zyrtarë policor, shkruan Gazeta inFokus.

“Gjatë veprimeve hetimore policia në teren, kane operuar me qëllim të sigurimit të provave materiale për arrestimin e një të dyshuari mashkull  kosovar . I dyshuari me automjetin e tij nis vrullshëm në drejtim të dy zyrtarëve policor dhe e  godet me automjet njërin prej zyrtarëve  policor duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e policisë.

Nga goditja me veturë njërit nga zyrtarët i është ofruar tretman mjekësor.

-Advertisement-

Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë e gjuetisë, 15 copa fishekë dhe një karikator i zbrazët.

Policia është në kërkim të personit të dyshuar i cili gjendet ne arrati.

“Me konsultim me prokurorin  rasti është inicuar si më lartë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet ndër të tjera. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera