Lajme

Tentoi të udhëtojë në Berlin me pasaportë false, arrestohet shtetasi i huaj

Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 05 March 2021

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se i dyshuari ka tentuar që të udhëtojë në Berlin me pasaportë të falsifikuar.

“Në ora 13:45, në aeroportin ndërkombëtar ‘Adem Jashari’, një shtetas i huaj ka tentuar të udhëtojë për në Berlin me një pasaportë që dyshohet të jetë e falsifikuar. Policia ka inicuar rastin ‘Falsifikimi i dokumentit’. Për rastin është njoftuar prokurori dhe me aktvendim të tij, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka thënë për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Bajram Krasniqi.

-Advertisement-

Krasniqi ka thënë se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera