Lajme

Tentoi të nisej për Frankfurt me pasaportë të falsifikuar, kapet në aeroportin e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 24 December 2021

Policia ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë i cili ka tentuar të udhëtojë nga Prishtina në Frankfurt, me pasaportë të falsifikuar.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, në Aeroportin e Prishtinës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“ANP-së 23.12.2021 – 11:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i R. Shqipërisë, pasi që i njëjti ka tentuar të udhëtoj në destinacionin Prishtinë-Frankfurt, duke prezantuar pasaportën e një shteti të huaj që dyshohet të jetë i falsifikuar. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera