Rozë

“Tentoi të mashtronte kompaninë”, kompania muzikore i nxjerr “të palarat” Rinës (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 21 January 2020

Menaxherja e kompanisë muzikore “One Records”, Edona Gashi, ka folur së fundmi për largimin e befasishëm të reperes, Rina Balaj.

Sipas saj, Rina vendosi të mashtronte kompaninë, duke u larguar për arsye familjare. Por në fakt, Edona ka shtuar se reperja kishte planifikuar largimin e saj, bashkë me të dashurin.

“Rina nuk është larguar nga On Records, ajo ka tentuar ta mashtrojë kompaninë, kompani e cila e ka sjellë në jetë, sepse kur Rina ka ardhur, nuk e ka pasur një vend për t’u futur në On Records, por ka pasur fatin dhe me largimin e një këngëtareje tjetër u fut ajo.

-Advertisement-

E kanë mirëpritur të gjithë. Rina ka bërë një kërkesë në kompani, që dëshiron të bëjë pauzë. Mëpas del që ajo do të tërhiqet tërësisht nga muzika. Ajo thjesht ka dashur të mashtrojë kompaninë. Ajo u shpreh se do të lejë krejt muzikën, ka probleme familjare etj. Ajo thjesht ka planifikuar karrierën e saj në muzikë vetëm me të dashurin e saj solo”, është shprehur Gashi për “Why Not?”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera