Lajme

Tentoi të kontrabandonte klima, tekstil e pjesë të veturave, arrestohet një person në Viti

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 21 September 2022

Një person është arrestuar të mërkurën në fshatin Kabash, pasi që dyshohet se ka kontrabanduar mallra, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë në hyrje të shtëpisë së të dyshuarit, është arritur të ndalohet automjeti pa tabela i ngarkuar me mall të kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut.

“Gjatë kontrollit, në automjet kishte të ngarkuar: tekstil, klima, pjesë të automjeteve, pjesë të ndryshme dekorative për automjete dhe shtëpi, medikamente natyrale, lëndë e parë për shisha, fletore dhe libra të ndryshme, telefona Iphone 13 etj., të cilat ishin të kontrabanduar nga Republika e Maqedonisë Veriore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu pas njoftimit të prokurorit dhe në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe ATK-në është kontrolluar edhe një lokacion ku janë konfiskuar edhe një sasi e konsiderueshme e tekstilit, produkte të ndryshme higjienike dhe një sasi e konsiderueshme e mishit të terur.

“Rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore. Me aktvendim të prokurorit është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar është dërguar në terminalin doganor”, thuhet në komunikatën e policisë./Gazeta Infokus/

Të tjera