Lajme

Tentoi të grabiste bankën, autori në gjyq: E bëra se kisha disa ditë pa ngrënë

Autori: Gazeta inFokus 08:38 | 24 July 2017

Një 21-vjeçar i pastrehë ka tentuar të vjedhë një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, më 8 mars 2017, duke thyer me mjete të forta derën e saj.

Ai është larguar pa marrë gjë dhe të nesërmen është vetëdorëzuar në polici, ku ka pranuar krimin. “E bëra për mbijetesë. Kisha disa ditë pa ngrënë”, është shfajësuar ai para oficerëve të policisë dhe më pas edhe në gjykatë gjatë gjykimit. I akuzuari për këtë ngjarje, Nazmi Çaka, u deklarua fajtor nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit”, mbetur në tentativë.

Ai u dënua me 2 vjet e 6 muaj burg. Për shkak të gjykimit me procedurë të shkurtuar, ai përfitoi uljen e një të tretës së dënimit dhe përfundimisht duhet të vuajë 1 vit e 8 muaj heqje lirie.

-Advertisement-

Video:
Add new comment

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera