Lajme

Tentoi të futej me armë në ambasadën e SHBA-së në Paraguaj, pranga autorit

Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 21 June 2023

Një shtetas gjerman është arrestuar në kryeqytetin e Paraguajit, Asuncion, i cili ka tentuar të hyjë në Ambasadën e SHBA-së pa dokumentet e nevojshme ndërsa në automjetin e tij janë gjetur armë të ndryshme.

Policia njoftoi se Philipp Kolberg, i cili ndaloi automjetin para ambasadës, në automjet kishte një pistoletë, një pushkë snajper, 30 deri në 50 plumba dhe dronë.

Kolberg, i cili tentoi të hynte në ambasadën amerikane me një jelek antiplumb për të kërkuar azil politik për shkak të kërcënimeve që mori, u arrestua pasi nuk kishte caktuar termin apo dokumentet e nevojshme. Lidhur me ngjarjen thuhet se është kontaktuar konsullata gjermane në Asuncion ndërsa ambasada amerikane ende nuk është prononcuar. /Abc news

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera