Lajme

Tentoi ta kalonte kufirin duke dhënë ryshfet, arrestohet

Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 07 April 2021

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi ka tentuar të kalojë në Pikën e Kalimit Kufitar nga  Shqipëria për në Kosovë, në Vërmicë, duke dhënë ryshfet.

Në njoftimin e Policisë thuhet se shtetasi i Shqipërisë ka vendosur 50 euro në dokumetet e personave dhe automjetit.

“Më datën 06.04.2021 në orën 17:48 , në Pikën e Kalimit Kufitar (PKK), nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës, në Vërmicë, ka ardhur njëautomjet me targa të Republikës së Shqipërisë me 4 persona, shtetas shqiptarë.Gjatë kontrollimit dhe regjistrimit të dokumentave të personave dhe automjetit, nëdokumentet që i janë prezantuar Policisë Kufitare, kishte të futur një kartëmonedhëprej 50 (pesëdhjetë) eurosh. Zyrtari policor i ka kërkuar personit të dijë pse janë këtotë holla në dokumente, pasagjeri në ulësen e parë është përgjigjur se “këto të holla ika vendosur pasi që kishte ndalesë për të hyrë në Republikën e Kosovës dhe me tot’i mundësohet hyrja”.

-Advertisement-

I dyshuari kishte ndalesë hyrje për pesë vite në Republikën e Kosovës.

“Gjatë kontrollit në sistemin e të dhënave të Policisë Kufitare është vërejtur qëpersoni E.R, viti i lindjes, 1986, kishte ndalesë hyrje për pesë vite në Republikën eKosovës.I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Vërmicë, është njoftuar prokurorikujdestar dhe është hapur rasti ‘Dhënie e ryshfetit personit zyrtar’.Personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe i njejti mevendim të prokurorit është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Prizren”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera