Lajme

Tentim vrasje në Prishtinë, plagoset një person

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 05 May 2023

Një vrasje në tentativë ka ndodhur në Prishtinë, ku një burrë është plagosur me armë zjarri.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se në vendin e ngjarjes njësia policore ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.

Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore.

-Advertisement-

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime nga njësitë relevante.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është plagosur nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes njësia policore ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime nga njësitë relevante”, thuhet në raport.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera