Lajme

Tentim vrasje në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 31 January 2018

Dje rreth orës 10:00 ka ndodhur një tentim vrasje në rrugën Ahmet Korenica në Prishtinë, transmeton Infokusi.com.

Sipas Policisë së Kosovës një person pas një mosmarrëveshje me një person tjetër e ka qëlluar me armë zjarri.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK ndërsa i dyshuari është arrestuar, transmeton Infokusi.com.

-Advertisement-

Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast ndërsa pas intervistimit me e vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. “Ahmet Korenica”, Prishtinë 30.01.2018 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera