Lajme

Tentim vrasje në Podujevë, përdoren armë e mjete bujqësore

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 06 July 2023

Tre persona në Podujevë janë arrestuar nga policia e Kosovës pasi që pas një përleshje fizike kanë përdorur edhe armë dhe mjete bujqësore dhe janë munduar të vrasin njërin nga të dyshuarit.

Sipas policisë rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:50 derisa të dyshuarit kanë përdorur edhe armë e mjete bujqësore. Si pasojë një person ka marrë lëndime dhe është duke u trajtuar në QKUK.

Derisa dy të dyshuarit e tjerë, njëri është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

-Advertisement-

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete. Gjatë përleshjes të dyshuarit kanë përdorur një armë zjarri dhe një mjet të mprehtë bujqësor. Si pasojë njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një armë zjarri, pesë fishekë, një gëzhojë dhe një mjet punues bujqësor. Me vendim të prokurorit një i dyshuar dërgohet në mbajtje, një lirohet në procedurë të rregullt ndërsa i dyshuari i tretë mbetet në QKUK për tretman mjekësor”, ka deklaruar policia./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera