Lajme

Tentim vrasje në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 09:17 | 14 May 2022

Një person ka raportuar në polici se të premten rreth orës 20:50 në rrugën tek Kampi Danez në Mitrovicë, persona të panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij derisa ishte në veturë.

Policia ka njoftuar se nuk raportohet për lëndime, por vetëm për dëme material, shkruan Gazeta Infokus.

Ndërkaq, është bërë e ditur se në vendin e ngjarjes Policia e Kosovës ka gjetur dhe ka sekuestruar: një fishekë dhe një predhë plumbi.

-Advertisement-

Lidhur me rastin nuk është arrestuar asnjë person, ndërkaq hetimet po vazhdojnë.

“Përveç dëmeve në veturë nuk raportohet për lëndime, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar: një fishekë dhe një predhë plumbi, rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera