Lajme

Tentim vrasje në Kaqanik

Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 08 March 2021

Policia e Kosovës ka njoftuar se një  burrë  nga komuna e Kaqanikut është  plagosur me armë  zjarri nga një  i panjohur, shkruan Gazeta Infokus.

Në raportin 24 orësh të  policisë  thuhet se në  vendin e ngjarjes janë  gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja te kalibrit 9 mm dhe një gëzhojë e armës AK-47.

Ndërsa viktima është  dërguar në  QKUK për tretman mjekësor.

-Advertisement-

TENTIM VRASJEFsh.Rekë,Kaqanik, 07.03.2021-20:10. Raportohet se viktima mashkull kosovar është plagosur me arme zjarri nga një i dyshuar i panjohur. Njësitet policore kane dalur ne vendi e ngjarës ku kane gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja te kalibrit 9 mm dhe një gëzhojë e armës AK-47.  Viktima është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK-Prishtine. Rasti nën hetime./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera