Lajme

Tentim vrạsjạ në Pejë, ja kush janë të dyshuarit në përplasjen me ạrmë

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 22 April 2025

Një gjuajtje me armë zjarri tek stacioni i Autobusëve në Pejë.

Sinjali mëson se pas të shtënave që kanë ndodhur së fundmi në Pejë, dyshohet se janë përfshirë dy persona të njohur për organet e rendit: Miftar Dobraj dhe Dardan Manaj, i njohur me nofkën “Manilla”.

Burime të afërta me hetimin bëjnë me dije se përplasja ka eskaluar në përdorim armësh zjarri, ndërsa rrethanat e sakta dhe motivi i incidentit mbeten ende nën hetim nga njësitë kompetente.

-Advertisement-

Policia dhe Prokuroria janë duke e trajtuar rastin si tentim vrasje, ndërkohë që janë në kërkim të fakteve dhe provave që ndërlidhin të dyshuarit me ngjarjen.

Të dy personat e përmendur janë të njohur për Policinë për shkak të të kaluarës së tyre kriminale.

Gazeta Infokus ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve zyrtare.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A e dini ku janë ZBRITJET ma t’mdhaja për festën e Bajramit?
-Advertisement-

Të tjera