Tentim vrasja në një parking në Pejë, Gjykata merr vendim për të dyshuarin
Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 30 November 2020
Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.K.
“Ekziston dyshimi i bazuar se më datë 26.11.2020, me dashje ka tentuar ta privoj nga jeta të dëmtuarin U.L, në atë mënyrë që për shkak të një problemi të mëparshëm që kanë pasur në mes vete, ditën kritike gjersa i pandehuri ishte duke e drejtuar veturën e tij, pikërisht në momentin kur ishin duke dalë nga parkingu, aty para veture u kanë dalë të dëmtuarit, të cilët kanë filluar ta godasin me këmbë veturën e të pandehurit, ku nga vetura ka dalë i pandehuri, ka nxjerrë nga xhepi një brisk dhe ka filluar ta godas të dëmtuarin, e ku këtu ka filluar përleshja fizike në mes tyre dhe si pasojë e dëmtimeve të rënda trupore të dëmtuarit dërgohen me të shpejtë për kurim në QKUK”, thuhet në njoftimin dërguar mediave, transmeton Gazeta Express.
Me këto veprime i pandehuri A.K dyshohet se ka kryer veprën penale vrasje në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.
Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se i njëjti i ka kryer veprat penale për të cilat dyshohet dhe se gjatë procedurës do të dëgjohen dëshmitarët ashtu që me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri ekziston rreziku se i njëjti mund të ndikojë në drejtim të ndryshimit të deklaratave të tyre e me këtë të pengohet rrjedha normale e procedurës. Gjithashtu, gjykata caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton me peshën e veprës së kryer penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale. Gjykata vlerësoi edhe masat tjera alternative për sigurinë e pranisë së të pandehurit në procedurë mirëpo, vlerësoi se në ketë fazë të procedurës asnjë masë tjetër alternative nuk do të ishte e adekuate.
Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
Të tjera
-
Labinot Tahiri tregon se a do të kandidojë për deputet
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka njoftuar se nuk do të j...
-
Rruga e tmerrit për në Brezovicë
Mbi 3 kilometra qytetarët duhet të ecin në këmbë për të arritur në qendrën tu...
-
Osmani uron kryetarin e ri të CDU’së: Kam besim se do të vazhdojë trashëgiminë e Angela Merkel
U.d së presidentit Vjosa Osmani ka uruar kryetarin e ri të CDU’së, Armin Lasc...
-
PDK’ja ia merr Nismas kryetarin e Degës në Suharekë
Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, përmes një statusi ka tregu...
-
Nisma me 9 kandidatë për deputetë nga qyteti i Prizrenit
Nisma Socialdemokrate në Prizren ka përzgjedhur emrat për kandidatë për deput...
-
Nga këto komuna janë rastet pozitive me Covid-19
IKSHPK-ja ka publikuar 363 rastet pozitive me Covid-19 për 24 orët e fundit, ...
-
Gjashtë raste të vdekjes nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se 6 persona e kan...
-
COVID-19/ 363 raste pozitive në Kosovë, brenda 24 orëve
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar edhe për 363 raste të reja...
-
Haradinaj falënderon Merkelin dhe uron Laschetin për zgjedhjen në krye të CDU-së
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e uron Amin Laschet për zgjedhjen e tij ...
-
13 subjekte politike kanë aplikuar deri tani për certifikim në KQZ
Sot është afati i fundit për subjektet politike që të aplikojnë për certifiki...
-
Qeveria amerikane i vendos sanksione të reja Iranit pak ditë para largimit
Shtetet e Bashkuara të premten u vendosën sanksione disa kompanive në Iran, K...
-
Avokatja kosovare i bashkohet iniciativës së Vjosa Osmanit
Avokatja kosovare, Doarsa Kica, ka njoftuar se i është bashkuar Iniciativës “...