Tentativa të njëpasnjëshme, nga 2017-ta u ndanë miliona për ndërtimin e Stadiumit të Gjilanit
Autori: Gazeta inFokus
13:32 | 16 September 2023
Filloi si projekt në vitin 2017, por stadiumi i qytetit në Gjilan është ende i pa përfunduar.
Këtë të shtunë është vendosur një “gur”, kur janë ndarë 15 milionë euro për përfundimin e projektit që ka nisur në vitin 2017.
Por plot 27.7 milionë euro janë ndarë nga ajo kohë, dhe sot klubet gjilanase, Drita dhe Gjilani ende ‘sorollaten’ rrugëve, pasi nuk kanë ku të luajnë.
Dy skuadrat me traditë, që garojnë në elitën kryesore të futbollit kosovar, por edhe në garat evropiane në kualifikime, kanë vuajtur për mungesën e një stadiumi.
Firmën e projektit të parë për rindërtimin e stadiumit e dha kryetari i atëhershëm i komunës, Lutfi Haziri, i cili kapte vlerën e përgjithshme prej 6.2 milionë euro.
“Projekti i stadiumit të qytetit po nis ashtu siç edhe kemi planifikuar në planin e investimeve të Komunës së Gjilanit. Investimi i tij i përgjithshëm është në vlerë prej 6.2 milionë euro. Sot kemi nënshkruar vetëm faza e parë e cila është në vlerë prej mbi 3.1 milionë euro, gjithashtu edhe faza e dytë është e planifikuar që të investohet në vlerën prej rreth 3.1 milionë, që do të thotë se Gjilani përfundimisht po hynë në mesin e qyteteve me stadium modern dhe me standarte të sportit sipas UEFA-s dhe FIFA-a”, kishte thënë ish-kryetari Haziri në vitin 2017.
Ai kishte potencuar se ky stadium në të ardhmen e afërt do të priste ekipe me renome në nivel evropian dhe më gjerë.
“Gjilani ka traditë të futbollit dhe ky projekt do të jetë krenari e madhe e qytetit dhe e sukseseve të klubeve sportive të cilat i falënderoj për punën dhe angazhimin që po japin vazhdimisht”.
Ndërsa një ujdi tjetër ishte arritur edhe nga ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, pikërisht me Lutfi Hazirin.
Gjatë atij takimi ishte diskutuar për bashkëpunimin mes MKRS-së dhe Komunës së Gjilanit si dhe ishin nënshkruar dy memorandume bashkëpunimi në fushën e sportit – Renovimi i Stadiumit të Qytetit në Gjilanit dhe projekti për palestrën sportive në Zhegër të Gjilanit.
Renovimi i Stadiumit të Qytetit në Gjilanit ishte projekt në të cilin MKRS-ja pritej të investonte mjete financiare në vlerë prej 1 milion e 950 mijë euro. Ky projekt planifikohej të zbatohej gjatë viteve 2019 deri më 2021.
Gjatë viti 2020, një memorandum tjetër për ndërtimin e stadiumit ishte arritur edhe në mes ministres së atëhershme të Sportit, Vlora Dumoshi dhe Hazirit, ku ishte thënë se po bëhet Gjilani me stadium të kategorisë të katërt.
Investimi kapte shumën prej 4.6 milionë eurosh, në ndërtimin e stadiumit të qytetit.
“Sipas memorandumit, obligimet financiare 100% i merr përsipër MKRS-ja dhe cakton organin mbikëqyrës të realizimit të projektit, ndërsa Komuna e Gjilanit do t’i zhvillojë procedurat e prokurimit dhe të dyja bashkë, MKRS-ja dhe komuna, do të kujdesen për implementimin e projektit”, thuhej në njoftim.
Megjithatë, kryetari i tanishëm i Gjilanit, Alban Hyseni shkëputi kontratën që ishte arritur për rindërtimin e stadiumit.
Ai kishte potencuar se ishin gjetur disa shkelje, ku ishin obliguar për ta ndërprerë kontratën, si pasojë e disa shkeljeve.
“Sot kemi ndërprerë kontratën për Stadiumin e Qytetit duke zhbllokuar kështu procesin dhe krijuar mundësinë për realizim sa më të shpejtë të projektit”, kishte shkruar Hyseni.
“Nga muaji janar i vitit 2022 bashkë me MKRS-në jemi angazhuar të analizojmë thellësisht sfidat e paraqitura në projektin e Stadiumit të Gjilanit, në mënyrë që të dakordohemi për planin e veprimit dhe të mobilizojmë resurset e nevojshme njerëzore dhe financiare për dinamizimin e punimeve në përmbylljen e këtij projekti”.
“Kjo analizë, e cila është mbështetur e verifikuar nga ekspert të mirënjohur te fushës së arkitekturës dhe prokurimit publik, ka rezultuar me gjetje të cilat na kanë obliguar të ndërpresim kontratën aktuale për shkak të shkeljeve të shumta që janë identifikuar”.
Gjatë ditës së sotme, ministri i tanishëm i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, dha lajmin e madh se stadiumi i Gjilanit po bëhet.
Çeku njoftoi se në marrëveshjen e sotme, me kryetarin e kësaj komune, Alban Hyseni, kanë ndarë 15 milionë euro për ndërtimin e stadiumit.
“Planifikimi i duhur është thelbësor për suksesin e çdo projekti dhe këtë e kemi bërë me Stadiumin e Gjilanit dhe do të vazhdojmë ta bëjmë me secilin projekt infrastrukturor që e fillojmë. Kështu po sigurohemi se ajo çfarë ka ndodhur në qeverisjet e kaluara të mos përsëritet më”, shkroi Çeku.
Ai potencoi se projekti përfundimtar i Stadiumit të Gjilanit, i cili mungonte, tash është hartuar dhe i gatshëm për zbatim ndërsa shtoi se buxheti i nevojshëm për financimin e zbatimit veçse është siguruar.
“Në marrëveshjen e sotme me kryetarin Alban Hyseni, zotuam 15 milionë euro për ndërtimin e stadiumit. Procedurat e nevojshme për zbatimin e projektit do të fillojnë menjëherë dhe punimet në tërësi do të nisin sa më parë”, vazhdoi Çeku.
“Për shkeljet që janë gjetur në të kaluarën e këtij stadiumi, tanimë të kualifikuara si të tilla edhe nga Zyra Kombëtare e Auditimit, ndaj palëve të përfshira po përgatitet kallëzim penal”.
Pos në Gjilan një gjë e njëjtë ka ndodhur edhe me stadiumin në Mitrovicë, ku janë ndarë disa herë miliona euro, por pamjet atje sot, duken si një gërmadhë.
Përndryshe, stadiumi i vetëm që plotëson kriteret e UEFA-s për t’u zhvilluar një ndeshje është ai i Prishtinës “Fadil Vokrri”.

T� tjera
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...






























