Tensionet Turqi-Suedi, Ankaraja ia anulon vizitën ministrit suedez të Mbrojtjes
Autori: Gazeta inFokus 18:03 | 21 January 2023
Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar njoftoi të shtunën se kishte anuluar vizitën e planifikuar për në datë 27 janar në Ankara, të homologut të tij suedez, kjo pasi autoritetet suedeze kishin dhënë leje për protesta kundër Turqisë në Stokholm.
Demonstratat që mbahen sot kanë ndezur edhe më tej tensionet mes Stokholmit dhe Ankarasë lidhur me çështjen e anëtarësimit të Suedisë në NATO. Suedia ka nevojë për miratimin e të gjitha vendeve, përfshirë Turqinë, në mënyrë që t’i bashkohet aleancës ushtarake.
Organizatorët e protestës përpara ambasadës turke në Stokholm thanë se do të mblidhen për të demonstruar kundër përpjekjeve të Suedisë për t’u bërë pjesë e NATO-s dhe për të mbështetur komunitetin kurd.
Po kështu një grup demonstruesish proturq kanë marrë leje për t’u mbledhur jashtë ambasadës turke në Stokholm.
“Në këtë pikë, vizita e ministrit suedez të Mbrojtjes Pal Jonson në Turqi më 27 janar është e pakuptimtë. Ndaj dhe e anuluam atë“, tha zoti Akar.
Zoti Jonson do të udhëtonte drejt Ankarasë me ftesë të homologut të tij turk me shpresën për të nxitur Turqinë që të miratojë kërkesën e vendit të tij për t’u bërë pjesë e NATO-s.
Në një reagim të tij zoti Jonson tha se ai dhe zoti Akar ishin takuar të premten gjatë një konference të aleatëve perëndimorë në Gjermani dhe kishin vendosur të shtynin takimin e planifikuar.
“Marrëdhëniet me Turqinë janë shumë të rëndësishme për Suedinë dhe ne mezi presim të vazhdojmë dialogun për çështje të përbashkëta të sigurisë dhe mbrojtjes në një datë të mëvonshme”, shkruante ai në Twitter.
Suedia dhe Finlanda aplikuan vitin e kaluar për t’iu bashkuar NATO-s, pas sulmit rus në Ukrainë, por kërkesa e tyre duhet miratuar nga të 30 vendet anëtare. Turqia ka thënë se Suedia në veçanti, duhet që fillimisht të mbajë një qëndrim më të qartë kundër atyre që i sheh si terroristë, kryesisht militantët kurdë si dhe një grup që e fajëson për një përpjekje për grusht shteti në vitit 2016.
Ministria e Jashtme e Turqisë thirri të premten ambasadorin e Suedisë për të diskutuar mbi çështjen e protestave. Gjatë takimit diplomatit suedez i ishte thënë se protestat nga një grup që mbron Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) do të konsiderohej si shkelje e marrëveshjeve mes dy vendeve.
Finlanda dhe Suedia nënshkruan një marrëveshje trepalëshe me Turqinë në vitin 2022, me synimin për të kapërcyer kundërshtimet e Ankarasë për anëtarësimin e tyre në NATO. Suedia thotë se ka përmbushur detyrimet e saj bazuar në marrëveshje, por Turqia kërkon më shumë, përfshirë ekstradimin e 130 personave që i konsideron si terroristë./VOA/
Të tjera
-
Rama jep lajmin: Shqipëria, fluturime direkte me Izraelin
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka njoftuar nisjen e fluturimeve direkte mes ...
-
Suspendimi i hetuesit Idriz Gashi, për pjesëmarrje në tubim politik, Koci: Fotoja e publikuar është falsifikuar
Avokati Arianit Koci ka njoftuar se ka marrë nën mbrojtjen e tij, rreshterin ...
-
Arrestohet një person në Istog, shtiụ me ạrmë gjatë festimit të Krishtlindjes ortodokse
Një person është arrestuar në fshatin Cerkolez të Istogut pasi që i njëjti du...
-
Sveçla: Do të vazhdojmë lụftën ndaj paralelizmit krimịnal të Serbisë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas aksionit të sot...
-
Policia Shqiptare: Sot ekstradohet nga Turqia Dritan Rexhepi
Policia e Shqipërisë, me anë të një njoftimi për mediat, ka bërë të ditur se ...
-
Morën pjesë në tubime politike, IPK-ja rekomandon masa ndaj një koloneli dhe një majori
Inspektorati Policor i Kosovës, ka njoftuar se ka iniciuar procedura disiplin...
-
Mbyllja e ATS-së/ Elshani jep detaje nga aksioni i sotëm në veri
Administrata Tatimore e Serbisë (ATS), e cila vepronte ilegalisht në Mitrovic...
-
Mbyllet zyra paralele tatimore e Serbisë në veri, sekuestrohen dokumente
Administrata Tatimore e Serbisë e cila vepronte ilegalisht në Mitrovicën e Ve...
-
Rreth 1 mijë e 600 tiketa trafiku të shqiptuara për 24 orë
Një mijë e 593 tiketa trafiku janë shqiptuar nga Policia e Kosovës brenda 24 ...
-
Zv.Sekretari Amerikan shkruan për vizitën që do ta zhvillojë në Kosovë, përmend sundimin e ligjit
Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Ri...
-
Deri në 15 minuta pritja në Merdarë për të dalë nga Kosova
Në pikëkalimin kufitar në Merdarë, pritjet për të dalë nga Kosova janë 10-15 ...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan
Një person gjatë të hënës është gjetur pa shenja jetë në Novobërdë të Gjilani...