Lajme

Tensionet në veri të Kosovës, Rama: Shpresojmë që ulja e përshkallëzimit të fillojë dhe dialogu i BE-së të arrijë sukses

Autori: Gazeta inFokus 21:40 | 27 June 2023

Në një konferencë të përbashkët me liderët e disa vendeve anëtare të NATO-s në Hgaë, Kryeministri Rama ka sugjeruar që të diskutohet për situatën në veri të Kosovës.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka thënë se “shpresojmë që logjika të mbizotërojë dhe ulja e përshkallëzimit të fillojë sa më shpejt të jetë i mundur”.

Rama ka shtuar se “ne nuk duam të shohim një thyerje të Ballkanit Perëndimor” teksa ka thënë se “duam të shikojmë që dialogu i BE-së të arrijë sukses me mbështetjen e plotë të NATO-s”.

-Advertisement-

Edi Rama: Frymëzuese të jesh pjesë e NATO-s në këtë kohë dhe të shohim që vullneti për të qenë me Ukrainën deri në fund është e palëkundur dhe kushdo që mund të vejë bast për shanset të ndarë NATO-n ka humbur dhe do të humbasë deri në fund.

Nuk mund të konfirmoj mbi atë që u tha për Ukrainën dhe dua të përdor kohën time për të shtuar që ne mund të diskutojmë edhe për situatën shqetësuese në Ballkanin Perëndimor në Kosovën veriore, ku disa ditë më parë ushtarët e KFOR u lënduan dhe shpresojmë që logjika të mbizotërojë dhe ulja e përshkallëzimit të fillojë sa më shpejt të jetë i mundur sepse çdo përshkallëzim mund të sjellë fund katastrofik dhe ne nuk duam të shohim një thyerje në rajonin tonë që ka bërë shumë punë të mira deri tani dhe duam të shikojmë që dialogu i BE-së të arrijë sukses dhe ne do të kemi mbështetjen e plotë të NATO-s që është përgjegjës për praninë e KFOR, si një prani kryesore për sigurinë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe kryeministri holandez Mark Rutte, me qëllim koordinimin e veprimeve, bashkëorganizuan dhe një darkë pune me ketë grup të vogël udhëheqësish përpara mbledhjes së aleancës veriatlantike në format të plotë në kryeqytetin lituanez Vilnius, në datat 11-12 Korrik.

Letonia dhe Lituania bënë thirrje për një rishikim të trupave ushtarake të Aleancës përgjatë kufijve lindorë të NATO-s me Rusinëm sidomos me enklavën kufitare me to të Kaliningradit./tvklan

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera