‘Tensionet në veri’, Tahiri: Pa amerikanët, situata ka potencial të përkeqësohet

Autori: Gazeta inFokus
09:22 | 13 December 2022
Ish-kryenegociatoria, Edita Tahiri, ka folur për situatën në veri të vendit, sipas saj, situata në veriun e Kosovës është shqetësuese, prandaj duhen matur mirë hapat që bëhen.
Pjesa e veriut të Kosovës është gjithmonë një aspiratë koloniale e Serbisë dhe ata ende nuk kanë hequr dorë, prandaj qeveria e Kosovës nuk duhet t’i japë shkas që Serbia të hyjë me skenarët e saj. Tani situata është e qetë, por ka potencial për eskalime. Mirë është vizita e Escobar, deklaratat ndërkombëtarëve kanë qenë korrekte”, thotë ajo për A2 CNN.
Sipas saj, pa një qasje të fortë ndërkombëtare, Beogradi do të mbetet gjatë një faktor destabilizues, dhe jo vetëm për Ballkanin.
“Dihet që Serbia nuk ka mundësi të cenojë shtetin e Kosovës, sepse jemi shtet me aleanca të fuqishme, por Vucic nuk i tejkalon retorikat nacionaliste, si ish-krahu i djathtë i Milosevicit. Nga momenti që shefi i tij ka bërë gjenocid, Vucic mendon se ka mbetur mbrapa”, thotë ajo me sarkazëm.
Sipas Tahirit, “Serbia është problem dhe është koha që Europa dhe partnerët perëndimorë t’ia bëjnë të qartë nëse duan të jenë me Rusinë ose me Perëndimin. Deri sa nuk e përcakton qartë politikën e Jashtme dhe taktikën e dy karrigeve, i gjithë Ballkani do të ketë probleme, por pasoja do të ketë edhe për Europën”.
Duke ndërhyrë, sipas saj Europa do t’i bënte një nder vetes. “ Për paqen në Ballkan, dy zgjerime duhet të ndodhin. Bashkimi Europian të shtrihet në Ballkan, por edhe NATO, në mënyrë që t’i hiqet Serbisë çdo shteg. Ndërmjetësimi i BE është i veçantë për shkak të natyrës së tij, një bashkim vendesh që kurrë nuk janë bashkuar në politiken e jashtme, boll të mendosh 5 shtetet që nuk e njohin Kosovën. Kur BE dëshironte të zgjerohej, doli me Macronin me propozimin e tij. Duke i zgjeruar ata nuk do t’i bënin favor Kosovës, por stabilitetit të tyre”, sqaron ajo.
Problemet janë edhe të brendshme, jo vetëm gjeopolitike. “Ka vërejtje që BE është i njëanshëm, nuk pres të jetë neutral. Në vend të ankohemi duhet të jemi të fuqishëm në argumentimet në arritjen e marrëveshjes finale, që duhet të konkretizohet në njohjen e ndërsjellët , çelës i paqes rajonale. Qeveria Kurti, në vend që të koordinohej me partnerin amerikan, filloi të bëj veprime vetjake dhe situata u ndez. Kurti ka një problem, qeveris midis populizmit dhe nihilizmit.
Ftoj të ketë koordinim të plotë me amerikanët, duke përdorur kornizën e marrëveshjes së Brukselit. Amerikanet janë faktori përcaktues. Veriu është fuqia gjeopolitike e Kosovës, me minierat më të mëdha në Europë, prandaj Kosova duhet ta mbrojë atë, nuk ka pika mediale, prandaj po befasohem, pse duhet të bëheshin hapa të gabuara?’ deklaron diplomatja kosovare.

Të tjera
-
Policia shqiptoi 1326 gjoba në trafik për 24 orë
Policia e Kosovës njofton se për 24 orë ka shqiptuar 1326 gjoba në trafik. ...
-
Një zyrtar policor në Mitrovicë raporton se është kërcënuar me mesazhe në gjuhën serbe
Një zyrtar policor në Mitrovicë të jugut ka raportuar në polici se në rrjetet...
-
Arrestohet një person në Merdare
Është arrestuar një person në vendkalimin kufitar në Merdare. Të njëjtit p...
-
Kanoset zyrtari policor- Arrestohen dy persona në Mitrovicë
Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë të jugut, pasi të njëjtit kanë kanosur...
-
Haziri: LDK s’e voton kandidatin e VV-së për kryetar Kuvendi edhe nëse ndërrohet emri
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, tha se ndër...
-
Një burrë në Suharekë rra*hu vajzën dhe gruan, policia ia gjen një pu*shkë në vendngjarje
Një burrë në Suharekë është shoqëruar në polici pasi vajza e tij ka raportuar...
-
Babai njofton policinë për zhdukjen e vajzës në Shtime
Një burrë ka njoftuar policinë në Shtime se vajza e tij është zhdukur. E n...
-
Konstituimi i Kuvendit- Rrugës për dështimin e 21-të
Pas 20 dështimeve, Kuvendi i Kosovës edhe këtë të diel do të mblidhen në përp...
-
Vetura godet këmbësoren në Prishtinë, dërgohet në QKUK
Një këmbësore ka marrë lëndime pas goditjes me veturë dje në rrugën “Zagrebi”...
-
Konstituimi i Kuvendit- Rrugës për dështimin e 21-të
Pas 20 dështimeve, Kuvendi i Kosovës edhe këtë të diel do të mblidhen në përp...
-
Haziri: LDK s’e voton kandidatin e VV-së për kryetar Kuvendi edhe nëse ndërrohet emri
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, tha se ndër...
-
Vetaksident në Gurrakoc, vetura përfundon brenda pompës së derivateve
Një vetaksident trafiku ka ndodhur në fshatin Gurrakoc të Istogut. Në pamj...