Lajme

Tensionet në veri, Stoltenberg: Jemi të palëkundur për misionin tonë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 18:25 | 19 June 2023

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, bëri thirrje për qetësimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo ftesë e drejtuesit të Aleancës Euroatlantike vjen si pasojë e ashpërsimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi forcat serbe rrëmbyen tre policë të Kosovës.

Gjatë një deklarate për media, në përfundim të takimit me kancelarin gjerman Olaf Scholz, Stoltenberg deklaroi se përkushtimi i NATO-s për të përbushur mandatin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë është i palëkundur.

-Advertisement-

“Ne diskutuam gjithashtu situatën në Kosovë. Përkushtimi i NATO-s për mandatin tonë të Kombeve të Bashkuara është i palëkundur. Forcat tona, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, do të vazhdojnë të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, tha Stoltenberg.

Ai gjithashtu kërkoi nga Prishtina dhe Beogradi që të mos ndërmarrin asnjë hap që mund të çojë në përshkallëzim të situatës dhe i ftoi ata që t’i kthehen dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

BE-ja i ftoi të dyja palët në një takim urgjent për menaxhimin e krizës, por data nuk është caktuar për shkak se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera