Tensionet në veri shqetësojnë investitorët e huaj

Autori: Gazeta inFokus
20:37 | 03 June 2023
Sa herë që ndodhin incidente në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, shqetësime paraqiten edhe te partnerët ndërkombëtarë të kompanisë së teknologjisë së informacionit ‘Anchorzup’, në Prishtinë.Kjo kompani ofron shërbime për tregun ndërkombëtar, përfshirë zhvillimin e softuerëve, ueb-faqeve, shërbime marketingu dhe shitjeje.
Jeta Zagragja, themeluese dhe kryeshefe ekzekutive në kompani, shprehet se pas çdo trazire apo përshkallëzim të situatës në katër komunat e banuara me shumicë serbe, (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq) klientët nga shtetet evropiane dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës paraqesin shqetësime për mundësinë e rrezikimit të investimeve të tyre.
“Interesohen në qoftë se duhet ndërprerë edhe bashkëpunimin. Gjithsesi paraqitet si jostabilitet i përgjithshëm në vend. Kemi pasur ankesa të tilla. Por, ne gjithmonë kemi arritur t’u tregojmë se (në veri të Kosovës) është një situatë më e izoluar, siç mund të ndodhë edhe në shtete tjera të Evropës dhe botës dhe nuk afekton pjesën tjetër”, thotë ajo.
“Interesohen në qoftë se duhet ndërprerë edhe bashkëpunimin. Gjithsesi paraqitet si jostabilitet i përgjithshëm në vend. Kemi pasur ankesa të tilla. Por, ne gjithmonë kemi arritur t’u tregojmë se (në veri të Kosovës) është një situatë më e izoluar, siç mund të ndodhë edhe në shtete tjera të Evropës dhe botës dhe nuk afekton pjesën tjetër”, thotë ajo.
“Interesohen në qoftë se duhet ndërprerë edhe bashkëpunimin. Gjithsesi paraqitet si jostabilitet i përgjithshëm në vend. Kemi pasur ankesa të tilla. Por, ne gjithmonë kemi arritur t’u tregojmë se (në veri të Kosovës) është një situatë më e izoluar, siç mund të ndodhë edhe në shtete tjera të Evropës dhe botës dhe nuk afekton pjesën tjetër”, thotë ajo.
Zagragja: Situata aktuale shqetëson partnerët
Këto tensione, thotë Zagragja, shkaktojnë hezitime te partnerët, me të cilët janë në negociata për bashkëpunim.
“Megjithatë, ne ende nuk e dimë si mund të afektojë kjo situatë tek investimet që ende nuk i kemi marrë. Me klientët që jemi duke punuar i kemi bindur, sepse ata kanë qenë këtu (në Kosovë) kemi folur drejtpërdrejt, por të tjerët mund të shqetësohen dhe të largohen”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.
Sektori i IT-së në Kosovë është relativisht i ri dhe ka filluar të zhvillohet në fillim të viteve 2000, por megjithatë ka arritur që të ofrojë shërbime edhe në tregun ndërkombëtar.
Kompania ‘Stree’ me qendër në Ferizaj, merret me eksport të shërbimeve të softuerëve. Pronari i kësaj kompanie, Shkelzen Vishi, thotë se jo në të gjitha rastet e trazirave reagojnë partnerët ndërkombëtarë, më të cilët bashkëpunojnë.
Klientët nuk janë shumë të informuar për situatën në Kosovës, shprehet ai, pasi shumica e kontratave lidhen në mënyrë elektronike. Atyre u intereson shërbimi dhe jo vendi.“Vetëm në një rast ka ndodhur.
Një partner nga Zvicra ka qenë në Kosovë për arsye biznesi dhe ndodhën trazira në veri të Kosovës.
Ai u shqetësua dhe pyeti për stabilitetin e sigurisë ”, tregon Vishi.Probleme të tilla nuk ka kompania amerikane ‘Radix’ që ka degë edhe në Prishtinë. Kjo kompani ofron shërbime për kompani të ndryshme në botë.
Pronari i saj, Visar Jasiqi, thotë se klientët i shfrytëzojnë shërbimet online dhe nuk preken nga situata aktuale në veri të Kosovës dhe as në të kaluarën nuk ka pasur ankesa të tilla.
Nuk është vetëm sektori i IT-se që po pëson nga trazirat në komunat e banuara me shumicë serbe. Për përshkallëzim të situatës në veri të Kosovës, autoritetet e Kosovës po fajësojnë “strukturat kriminale dhe ilegale” të Serbisë.
OEAK: Investitorët hezitojnë të investojnë në një vend të pasigurt
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur qëndrimin se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të sillte përfitime për komunitetin e biznesit dhe rritjen e investimeve të huaja.
“Çështjet e pazgjidhura mes dy vendeve kanë krijuar një mjedis të paqëndrueshëm që është dekurajues për bizneset e huaja të investojnë në Kosovë, pasi investitorët hezitojnë të investojnë paratë e tyre në një vend me një nivel të lartë të pasigurisë politike, i cili rrit rreziqet që lidhen me investimet e tyre”, thuhet në një komunikatë të kësaj ode më 16 maj.
Tensionet në veri u rritën, pasi kryetarët e rinj shqiptarë të Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, bënë betimin në shkolla dhe ndërtesa të tjera komunale, për shkaqe sigurie.Kurse më 26 maj, ata u asistuan nga Policia e Kosovës, pasi grupe të banorëve vendas kundërshtuan shkuarjen e tyre në zyrat në ndërtesat komunale që më parë përdoreshin nga zyrtarët serbë.
Bashkësia ndërkombëtare e ka dënuar fuqishëm vendimin e Qeverisë së Kosovës, siç kanë thnënë, “për të hyrë me forcë” në ndërtesat komunale në veri. NATO-ja kërkoi shtensionimin e menjëhershëm të situatës.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se gjendja e tanishme kërkon që të zbatohet Marrëveshja bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, si dhe të qetësohet situata në veri të Kosovës.
Në kuadër të dialogut, mes Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, më 27 shkurt palët arritën Marrëveshjen bazë për normalizimin e raporteve, ndërkaq në mars u pajtuan për Aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.Marrëveshja nuk parasheh njohjen e ndërsjellë, për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.
Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU
Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Të tjera
-
Baton Haxhiu i nervozuar: Ky vend është pa zë, pa opozitë, nuk ka liri
Baton Haxhiu, gazetar ka thënë në Pressing të T7 se Kosova është pa opozitë e...
-
Hoxhaj kritikë ndaj Borrellit e Lajçakut: Janë fshehur, s’po mbajnë qëndrim për çfarë ka ndodhur në Kosovë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj tha në një intervistë...
-
Zogaj: Që prej largimit të Thaçit dhe Veselit, Kurti dhe Osmani krijuan një ‘armik’ tjetër – Edi Ramën
Analisti politik Petrit Zogaj ka reaguar pas shumë kritikave në drejtim të kr...
-
Haxhiu mbron Edi Ramën: Patriotët e tastaturës kanë hyrë në rrugë fashiste, të gjithë janë bërë me VV-në
Gazetari Baton Haxhiu tha në “Pressing” në T7 tha se ekziston një grup që ka ...
-
Mbahet mbledhja e 8-të e Komisionit Bilateral ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut
Bashkëpunimi i frytshëm mes Kosovës dhe Luksemburgut vijoi me mbledhjen e 8-t...
-
Lajçak në Strasbourg të Francës, flet për dialogun me disa eurodeputetë
Miroslav Lajçak, emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, është...
-
Merret në pyetje edhe ortaku i Radojiçiqit, Zvonko Vesellinoviq – dyshohet se pagoi për vrasjen e një inspektori
Biznesmeni Zvonko Vesellinoviq ka dhënë një deklaratë në policinë e Beogradit...
-
Kusari – Lila i reagon Ramës: Veriu i Kosovës ka zot shtëpie
Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila...
-
Dedaj tregon rastin e veçantë- Shoferit me 33 aksidente brenda vitit nuk iu konfisku patenta, vozit kombin në të ‘zezën’
Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, ka treguar një rast të veçantë ku një p...
-
Lushtaku: Pushteti është misionar për shkatërrimin e vlerave kombëtare dhe fetare
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku ka thënë se ...
-
Aksident i rëndë në Mitrovicë, ka të lënduar
Sot rreth orës 17:00 një aksident trafiku ka ndodhur në “Rrugën e Ulqinit” në...
-
Ministri gjerman: Kosova veproi arsyeshëm pas sulmit terrorist në veri
Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë në Gjermani, Cem Ozdemir, e ka vlerësuar të...