Lajme

Tensionet në veri, Lajçak tregon se çfarë biseduan me Vuçiqin

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 07 June 2023

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, bashkë me homologun amerikan, Gabriel Escobar, pas Prishtinës janë duke vazhduar vizitën në Beograd.

Lajçak dhe Escobar janë takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ku kanë diskutuar për situatën në veri të Kosovës.

“Në Beograd, unë dhe emisari Escobar patëm diskutime të gjata me presidentin Aleksandar Vuçiq për gjendjen komplekse të serbëve në Kosovë. Dhuna nuk është kurrë e pranueshme dhe nevojitet urgjentisht një zgjidhje politike për krizën aktuale. Ne e vlerësuam gatishmërinë e tij për të kontribuar në të”, ka shkruar Lajçak.

-Advertisement-

Kujtojmë se BE dhe SHBA në takim që kishin me Kurtin të hënën, paraqiten tri kushte lidhur me krizën aktuale, e që ishin: qetësimi i situatës në veri, mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe kthimi në dialog me Serbinë.

Escobar në takimin që kishte të martën me gazetarët në Prishtinë, ka thënë se presin që më së largu sot (e mërkurë) të këtë një marrëveshje për qetësim të situatës në veri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera