Lajme

Tensionet në veri, Gjermania ka një kërkesë për Kosovën dhe Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 29 September 2021

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është takuar me sekretarin e shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger, ndërsa kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën pas reciprocitetit për targat.

Berger në një postim në Tëitter shkruan se është me rëndësi që të ulen tensionet dhe palët t’i kthehen dialogut.

“Më vjen mirë që jemi takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ndërsa kemi biseduar rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe, ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

-Advertisement-

Është e rëndësishme tani që të dyja palët të ulin tensionet dhe të kthehen në tryezën e bisedimeve sa më shpejt. Progresi në dialog është në interes të Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Berger.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera